- Fillimi
- Historiku
- Struktura
- Programi i studimit
- Departamentet
- Rregullorja
- Njoftime
- Kontakti
- Foto nga aktivitete sportive
- Matura Shtetërore
- Figura të shquara të sportit
- Formularë konkurimi
- DAR Durrës
- Ministria e Arsimit dhe Sportit
- Federata Shqiptare e Futbollit
- Federata Shqiptare e Atletikës
- Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar
Click here to edit.
PLANI I MASAVE
Për pranimet e reja me konkurs në shkollen e mesme Sportive “Benardina Qerraxhia” Durrës.
Në zbatim të Udhëzimit nr. 15 datë 12.05.2015 “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për pranimin në shkollat e arsimit të orientuar” ardhur nga MAS, Drejtoria e shkollës harton këto masa:
I. PROCESI і NJOHJES me kriteret e pranimeve në shkollën sportive dhe i prezantimit të kurrikulës së shkollës.
Ekipet lëndore të specialiteteve
Sekretaria
Drejtoria e shkollës
II. PLANI PËR PRANIMET E REJA
Duke u mbështetur në shkresat e mësipërme të MAS-it, Drejtoria, bazuar në kushtet konkrete të shkollës, përcakton kuotat e pranimeve si më poshtë:
Futboll (djem dhe vajza) 60 nxënës
Atletikë, gjimnastikë dhe peshëngritje 35 nxënës
Lojra me dorë (Basketboll-djem dhe Volejboll-vajza) 35 nxënës
III. REGJISTRIMET:
a) PROCESI regjistrimit kryhet nga Sekretaria
Regjistrimi fillon nga ora 09.00 - 12.00
Kandidati për regjistrim duhet të paraqesë si më poshtë:
- Para konkurimit bëhet kontrolli mjekësor i kandidatit për pranim nga mjeku i shkollës.
- Mjeku, me profesionalizëm, të përcaktojë nëse konkuruesi është i aftë të regjistrohet për konkurim. Në rast se mjeku konstaton se konkuruesi është i paaftë, ai nuk ka të drejtë të regjistrohet, pavarësisht nga analizat mjekësore të sjella nga mjekët e tjerë.
- Në përfundim, mjeku i shkollës të lëshojë vërtetim ku të cilësojë faktin nëse konkurenti është ose jo i aftë në aspektin anatomo – fiziologjik (shëndetësor).
IV. PROCESI i konkurimit:
a) KOMISIONET
Drejtoria e shkollës formon Komisionet si më poshtë:
1. KOMISIONI QENDROR
Do të përbëhet nga tre persona:
Alma OSHAFI Drejtori i shkollës
Alma Begaj Sekretari
___________ Përfaqësues nga DAR
2. KOMISIONET E SPECIALITETEVE
Drejtori i shkollës më 01.08.2017 – 03.08.2017
V. ZHVILLIMI i KONKURIMIT
Konkurimi – zhvillohet në datat 21 deri 25 gusht 2017, fillimi në orën 08.00. Datat sipas specialiteteve do të publikohen edhe në një vend të dukshëm në shkollë dhe në faqet zyrtare online. Datat e konkurimit sipas specialiteteve (degëve) janë si më poshtë:
VI. VLERËSIMI
Çdo anëtar i komisionit do të ketë fletë – vlerësimin individual, ku do të përcaktojnë të dhënat e konkuruesit dhe vlerësimin.
Çdo anëtar komisioni gjatë konkurimit.
- Në përfundim të konkurimit, komisioni qendror harton proces – verbalin, në dy kopje në formën e listës, ku përfshihen të gjithë kandidatët që konkuruan, të radhitur nga vlerësimi maksimal e duke zbritur.
Komisioni qendror.
- Për çdo pasaktësi në procedurat e vlerësimit dhe përpilimit të listave përfundimtare, merret vendim për rregullimin e pasaktësive nga komisioni qendror në prani të përfaqësuesve të DAR dhe MAS. Ky vendim paraqitet me process – verbalin e mbajtur për këtë qëllim.
Komisioni qendror & përfaqësuesi i MAS dhe DAR
- Komisionet e vlerësimit, sipas një orari të përcaktuar nga Drejtoria e shkollës (8.00 – 12.00), të bëjë sqarimin e kërkesave eventuale jo më vonë se tre ditë pas përfundimit të konkurimit në specialitetet përkatese)
Komisionet përkatese
- Në përfundim të konkurimit të përgatiten katër procesverbale të listës së konkuruesve fitues dhe dërgohen: në DAR, në MAS, një kopje bëhet publike dhe një ruhet në shkollë,
Drejtoria e shkollës
DREJTORE
ALMA OSHAFI

- Përgatitje dhe dërgimi në DAR të Qarqeve dhe ZA të Rretheve të kritereve të pranimeve në specialitetet Futboll (djem), Atletikë (hedhje gjyle, shtizë, kërcime, vrapime shpejtësie, të mesme e të gjata) për djem dhe vajza, Peshëngritje (djem dhe vajza), Volejboll-vajza dhe Basketboll-djem, Gjimnastikë aerobike.
- Në kuadër të këshillimit të karrierës, prezantimi i kurikulës së shkollës dhe risisë në vitin shkollor 2017-2018 të sistemit 3-vjeçar nga ekipet lëndore të spëcialitetit nëpër gjithë shkollat 9-vjeçare të rrethit të Durrësit.
Ekipet lëndore të specialiteteve
Sekretaria
- Rinovimi i ëeb sitit dhe pasqyrimi në të i kurrikulës së shkollës, arritjeve 47 – vjeçare të saj dhe perspektivat.
Drejtoria e shkollës
- Pasqyrimi në internet dhe dërgimi në DAR dhe ZA të rretheve i datave të regjistrimit dhe dokumentacionin që duhet të paraqesë kandidati si dhe i datave të konkurimit.
II. PLANI PËR PRANIMET E REJA
Duke u mbështetur në shkresat e mësipërme të MAS-it, Drejtoria, bazuar në kushtet konkrete të shkollës, përcakton kuotat e pranimeve si më poshtë:
Futboll (djem dhe vajza) 60 nxënës
Atletikë, gjimnastikë dhe peshëngritje 35 nxënës
Lojra me dorë (Basketboll-djem dhe Volejboll-vajza) 35 nxënës
III. REGJISTRIMET:
- Fillojnë nga momenti i pajisjes me Dëftesë pjekurie i nxënësit të klasës së 9-të në periudhën 07.08.2017 deri më 18.08.2017
- Nga e hëna në të premte prej orës 09.00 - 12.00
a) PROCESI regjistrimit kryhet nga Sekretaria
Regjistrimi fillon nga ora 09.00 - 12.00
Kandidati për regjistrim duhet të paraqesë si më poshtë:
- Fotokopjen e noterizuar të Dëftesës së Lirimit për gjithë kandidatët në konkurim të konfirmuar nga DAR ose ZA e rrethit vetëm prej kandidatit që vjen nga rrethet, (nëse është nxënës i rrethit të Durrësit, nuk ka nevojë për konfirmim në DAR ose ZA).
- Dy fotografi me përmasa 6 x 4 cm.
- Çertifikatën e lindjes me fotografi të vulosur (ose çertifikatën familjare) dhe fotokopje të noterizuar të kartës së idenditetit (nëse e ka këtë të fundit).
- Çertifikatën për gjendjen mjekësore të firmosur nga mjekët specialist si: okulisti, otorino, ortopedi, pathologu gjithashtu dhe EKG e zemrës dhe analizat e gjakut (bashkangjitur edhe shiritin e kardiogramës). Çertifikata TIP gjendet në internet ose pranë sekretarisë së shkollës.
- Kërkesën me shkrim të firmosur nga kandidati për specialitetin ku dëshiron të konkurojë e studjojë, duke shënuar të dhënat personale si: adresën ku banon dhe numrat e telefonit të prindërve dhe atë personal. Kërkesa TIP gjendet në internet ose pranë sekretarisë së shkollës.
- Të regjistrohen në konkurs të gjithë ata nxënës, që kanë mbaruar shkollën 9 – vjeçare në vitin shkollor 2016-2017 dhe ditën e fillimit të shkollës NUK kanë mbushur moshën 16 vjeç.
- Në përfundim të regjistrimit të kandidatëve për konkurim, të dorëzohen listat e rregjistrimit së bashku me dokumentacionin përkatës në Drejtorinë e shkollës.
- Datë 18.08.2017 të shpallen listat e kandidatëve për konkurim.
- Dokumentacioni të sistemohet në dosje dhe mbyllet regjistrimi deri më 18.08.2017
- Para konkurimit bëhet kontrolli mjekësor i kandidatit për pranim nga mjeku i shkollës.
- Mjeku, me profesionalizëm, të përcaktojë nëse konkuruesi është i aftë të regjistrohet për konkurim. Në rast se mjeku konstaton se konkuruesi është i paaftë, ai nuk ka të drejtë të regjistrohet, pavarësisht nga analizat mjekësore të sjella nga mjekët e tjerë.
- Në përfundim, mjeku i shkollës të lëshojë vërtetim ku të cilësojë faktin nëse konkurenti është ose jo i aftë në aspektin anatomo – fiziologjik (shëndetësor).
IV. PROCESI i konkurimit:
a) KOMISIONET
Drejtoria e shkollës formon Komisionet si më poshtë:
1. KOMISIONI QENDROR
Do të përbëhet nga tre persona:
Alma OSHAFI Drejtori i shkollës
Alma Begaj Sekretari
___________ Përfaqësues nga DAR
2. KOMISIONET E SPECIALITETEVE
- Në përbërje të komisioneve sipas specialiteteve do të jenë mësues efektivë, nga me të mirët dhe më me përvojë të shkollës si dhe specialistë të jashtëm (atje ku kjo është e mundur).
- Numri i anëtarëve të komisioneve, sipas specialiteteve, të jetë me tre veta.
- Komisionet ruhen sekret dhe shpallen vetëm ditën e konkurimit ora 8.00
- Kryetarët e komisioneve të caktohen nga Drejtori i shkollës, sipas profilit. Ata kujdesen për zbatimin me rigorozitet të rregulloreve të konkurimit.
- Me të gjithë personelin që do të angazhohet në realizimin e konkurseve të punohet Udhëzimi nr. 15 datë 12.05.2015 “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për pranimin në shkollat e arsimit të orientuar” ardhur nga MAS si dhe procedurat përkatëse.
Drejtori i shkollës më 01.08.2017 – 03.08.2017
V. ZHVILLIMI i KONKURIMIT
Konkurimi – zhvillohet në datat 21 deri 25 gusht 2017, fillimi në orën 08.00. Datat sipas specialiteteve do të publikohen edhe në një vend të dukshëm në shkollë dhe në faqet zyrtare online. Datat e konkurimit sipas specialiteteve (degëve) janë si më poshtë:
- Futbolli (djem) - në datën 21, 22 dhe 23 gusht 2017 ora 8.00
- Atletika (djem & vajza) - me gjithë disiplinat e saj dhe Gjimnastika më datë 24 gusht 2017 ora 8.00
- Lojrat me dorë - (volejboll vajza dhe basketboll djem) dhe Peshëngritja më datë 25 gusht 2017 ora 8.00
- Kandidati do të konkurojë sipas programit të konkurimit vendosur nga Drejtoria e shkollës dhe i bërë i njohur të gjithë konkuruesve që në muajin Maj - qershor.
- Radha e konkurimit do të jetë sipas rendit alfabetik, për çdo disiplinë të specialitetit.
- Për çdo specialitet të përpilohen testet e radhës së konkurimit nga çdo Ekip lëndor.
- Radha e konkurimit do të përputhet me listën e shpallur të konkurentëve të regjistruar në sekretarinë e shkollës sipas rendit alfabetik.
- Vlerësimet do të vihen në kartelën e çdo konkuruesi me përfundimet e çdo një prej testeve profesionale dhe do të afishohen të nesërmen e mbarimit të konkurimit në atë disiplinë.
- Kopje të Kartelës personale i dorëzohet konkuruesit jo më vonë se dy ditë mbas përfundimit të konkurimit nëse ai e kërkon. Kartela origjinale arshivohet në dosjen e konkurimit pasi është objekt inspektimi.
- Çdo nxënës që do të konkurojë pranë kësaj shkolle do t’i nënshtrohet vizitës mjekësore për gjendjen shëndetësore dhe të dhënat trupore.
- Në rast se mjeku specialist i shkollës konstaton se konkuruesi është i paaftë, edhe pse konkurenti ka siguruar Raport mjekoligjor për aftësi fizike, ai nuk ka të drejtë të regjistrohet për pjesëmarrje në konkurim, pavarësisht nga raporti i KML i paraqitur nga konkuruesi.
- Konkuruesi i datëlindjes 2001 duhet të jetë i gjatë mbi 165 cm dhe konkurenti i datëlindjes 2002 duhet të jetë jo më pak se 162 cm, ndërsa konkuruesi për portier, basketboll, volejboll dhe shtytje disk, gjyle e shtizë jo më pak se 170 cm. Nën këtë lartësi nuk do të pranohen në konkurim.
- Nxënësit konkurues do të jenë në shkollë ditën e konkurimit në orën 800 të pajisur me uniformë sportive (bluza të bardha, mbathje të zeza).
- Për rastet që nuk janë përcaktuar në këtë udhëzim, është e drejta e komisionit Qendror, e përfaqësuesve të MAS dhe DAR që të vendosin.
VI. VLERËSIMI
Çdo anëtar i komisionit do të ketë fletë – vlerësimin individual, ku do të përcaktojnë të dhënat e konkuruesit dhe vlerësimin.
Çdo anëtar komisioni gjatë konkurimit.
- Me përfundimin e çdonjërit test do të shënohet vlerësimi përkatës.
- Proces – vebalet e konkurimit, sipas specialiteteve, hartohen dhe firmosen nga të gjithë anëtaret e komisionit, detyrimisht brenda datës kur zhvillohet konkurimi.
- Një kopje e proces-verbalit dhe gjithë dokumentacionet, ruhen në Drejtorinë e shkollës. Ato afishohen të nesërmen e mbarimit të konkurimit në atë disiplinë.
- Vlerësimi përfundimtar do të bëhet duke mbledhur pikët që ka marre çdo konkurent gjatë gjithë testimeve të konkursit.
- Në përfundim të konkurimit, komisioni qendror harton proces – verbalin, në dy kopje në formën e listës, ku përfshihen të gjithë kandidatët që konkuruan, të radhitur nga vlerësimi maksimal e duke zbritur.
Komisioni qendror.
- Për çdo pasaktësi në procedurat e vlerësimit dhe përpilimit të listave përfundimtare, merret vendim për rregullimin e pasaktësive nga komisioni qendror në prani të përfaqësuesve të DAR dhe MAS. Ky vendim paraqitet me process – verbalin e mbajtur për këtë qëllim.
Komisioni qendror & përfaqësuesi i MAS dhe DAR
- Listat e konkuruesve dhe Fituesit publikohen në shkollë jo më vonë se tre ditë pas përfundimit të të gjithë konkurseve.
- Komisionet e vlerësimit, sipas një orari të përcaktuar nga Drejtoria e shkollës (8.00 – 12.00), të bëjë sqarimin e kërkesave eventuale jo më vonë se tre ditë pas përfundimit të konkurimit në specialitetet përkatese)
Komisionet përkatese
- Në përfundim të konkurimit të përgatiten katër procesverbale të listës së konkuruesve fitues dhe dërgohen: në DAR, në MAS, një kopje bëhet publike dhe një ruhet në shkollë,
Drejtoria e shkollës
- FITUESIT E KONKURSIT DHE REGJISTRIMI NË SHKOLLË
- Në shkollat e mesme sportive të drejtën e vazhdimit të shkollës do ta kenë më të mirët e konkursit sipas renditjes në specialitetin përkatës.
- Nxënësi fitues i konkursit, konsiderohet automatikisht i regjistruar në shkollë. Nxënësi fitues duhet të paraqitet në shkollë ditën e fillimit të vitit të ri shkollor.
- Nxënësi fitues, që nuk paraqitet në shkollë në ditën e fillimit të vitit të ri shkollor, për arsye të veçanta, qoftë edhe të justifikuara, për të ruajtur vendin duhet të njoftojë Drejtorinë e shkollës brenda javës së parë të vitit shkollor.
- Në qoftë se një nxënës fitues në konkurs nuk paraqitet në shkollë javën e parë të mësimeve dhe nuk e justifikon mungesën, atëherë ai e humbet të drejtën për të vazhduar studimet në këtë shkollë dhe e fiton këtë të drejtë nxënësi i radhës në listën përkatëse, sipas rezultateve të konkurimit, pa cënuar planin e pranimeve të reja.
- Nese nën vijën fituese rezultojnë dy a më shumë konkurentë me pikë të barabarta, atëherë përzgjedhja bëhet duke shtuar kriterin e notës mësatare.
- DISA MASA ORGANIZATIVE ekonomiko – financiare për zhvillimin e konkurimit Dinjitoz dhe Transparent.
- Përgatitja e infrastrukturës për komisionet e konkurimit dinjitoz e transparent
- Sigurimi i një baze materiale të domosdoshme për zhvillimin normal të konkurimit.
- Përgatitja e gjithë bazës materiale: Proces – verbalet, lista, fletëpalosje dhe njoftime për sensibilizimin e për zhvillimin e konkursit.
- Pastrim territori dhe mjediseve të shkollës në mënyrën më të mirë higjeno – sanitare – estetike.
- Afishimi i gjithë infrastrukturës për komisionet e konkursit dhe gjithë materialeve që përcaktohen në Udhëzimet e MAS – it për konkursin sipas afateve të zhvillimit të konkurimit.
- Shpenzimet për të krijuar infrastrukturën e konkurimit, shumëfishimin e kartelave personale, bazës materiale didaktike e sportive, shumëfishimi i fletëpalosjeve dhe shpërndarjen e tyre si dhe krijimin e atmosferës pozitive për konkurim, paguhen nga të ardhurat e grumbulluara nga komuniteti - Bordi i shkollës.
- Bashkëpunimi më Drejtorinë e Policisë së Qarkut për Rendin e qetësinë në ditët e konkurimit dhe masat e rregullat e sigurisë nga vetë shkolla.
DREJTORE
ALMA OSHAFI