- Fillimi
- Historiku
- Struktura
- Programi i studimit
- Departamentet
- Rregullorja
- Njoftime
- Kontakti
- Foto nga aktivitete sportive
- Matura Shtetërore
- Figura të shquara të sportit
- Formularë konkurimi
- DAR Durrës
- Ministria e Arsimit dhe Sportit
- Federata Shqiptare e Futbollit
- Federata Shqiptare e Atletikës
- Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar
Shkolla e Mesme (Kombëtare) e Orientuar Sportive "Benardina Qerraxhia", është i vetmi institucion i këtij lloji në Republikën e Shqipërisë në funksion të përgatitjes dhe edukimit të të rinjve si specialistë të ardhshëm në fushat e sportit.
Shkolla sportive, “Benardina Qerraxhia” Durrës, me një përvojë prej më shumë se 4 dekada, është e konsoliduar tanimë. Me Urdhërin nr. 490 date 27.12.2005 te Ministrit të Arsimit e Shkencës z. Genc POLLO, shkollës sonë iu ridha statusi “Shkollë Kombëtare”, pasi është shkollë shumë sportëshe, e vetmja në llojin e saj në të gjithë Shqipërinë. Por në vitin shkollor 2014-2015, shkollës iu reformua statusi, nga Shkollë Kombëtare u bë Shkollë e mesme e Orientuar Sportive.
Gjithsesi, përvoja e gjatë ka bërë që nga kjo shkollë kanë dalë me qindra sportistë cilësorë, rekordmenë, specialistë të aftë dhe me kontribut të rëndësishëm në fushën e sportit.
Vlen të përmendim sportistët të cilët kanë nderuar jo vetëm shkollën, por edhe vendin tonë duke na përfaqësuar në arenën Ndërkombëtare si: Mirela Manjani – Kampione Olimpike në hedhje shtize, Vojsava Likaj - nën Kampione Olimpike në hedhje shtize, Fatjon Bici – Kampion Boksi, Kreshnik Qato – Kampion Boksi.
Në gjimnastikë, kampione vendi që na kanë përfaqësuar denjësisht edhe në aktivitetet Ndërkombëtare si: Natasha Kotorri, Mimoza Risto, Alfred Mara etj.
Në Atletikë kampionë vendi si: Eduart Salillari, Lidhavata Kalemi, Xhulieta Veterniku, Xhevdet Nerjaku, Avdi Mane etj.
Futbollistë të talentuar si: Haxhi Ballgjini, Agim Maliqati, Stavri Nica etj.
Në vitet e fundit, me përmirësimin e infrastruktures sportive, ekipet e shkollës kanë zënë vendet e para nëpër kampionatet Kombëtare, p.sh Ekipi i Volejbollit-vajza zuri vendin e parë në Kampionatin Kombëtar të të Rejave dhe Para të rejave. Ndërsa ekipet e futbollit kanë qenë në vendet e para në Ligën Profesioniste të të Rinjve. Gjithashtu edhe në Atletikë, shkolla jonë çdo vit zë vendet e para në Kampionatet Kombëtare për femra e meshkuj. Në ekipin përfaqesues Kombëtar të Atletikës shkolla jonë çdo vit ka prezent sportistët e saj. Së fundmi krenohemi me sportistin e talentuar të shkollës tonë Adriatik Hoxha i cili zuri vendin e tretë në Kampionatin Ballkanik të zhvilluar në Turqi, gjithashtu ishte pjesëmarrës në Kampionatin Botëror të Atletikës, zhvilluar në Gjermani.
Në kuadrin e reformave arsimore, ndryshe nga gjimnazet, për shkollën tonë është miratuar programi me kohë të plotë, ashtu si deri tani, sistem 4 –vjeçar në bllok, pasi formimi teorik dhe praktik i një sportisti (psikologjik, pedagogjik dhe fiziologjik) nuk mund të arrihet pa një periudhë shkollore minimale 4 – vjeçare.
Gjithashtu theksojmë faktin se në bankat e kësaj shkolle thithen një numër i konsiderueshëm nxënësish me prirje sportive si dhe, çdo vit, del një kontigjent i pranueshëm sportistësh të niveleve kombëtare e ndërkombëtare dhe specialistë shumë të domosdoshëm për zhvillimin e masivizimin e sportit në Shqipëri. Pjesa më e madhe e nxënësve që mbarojnë shkollën tonë konkurojnë denjësisht në Akademinë Sportive “Vojo Kushi”, ndërsa një pjesë e mirë e tyre që janë nga rrethet gjejnë vende pune si trainerë të sporteve të ndryshme ose si mësues te edukimit fizik gjë për të cilën këto rrethe kanë nevojë.
Theksojmë, shkolla jonë është me konkurs, ku çdo vit regjistrohen për konkurim shumë nxënës në specialitetet: Futboll, Atletikë me të gjitha disiplinat kryesore të saj, Peshëngritje, Volejboll-vajza dhe Basketboll-djem. Nga viti në vit, kërkesa për t’u regjistruar në këtë shkollë rritet.
Duke qenë se në shkollën tonë ulen nxënës nga të gjitha rrethet e vendit si dhe trevat shqiptare, në dispozicion është edhe konvikti pranë kësaj shkolle që ofron kushte optimale për akomodimin e tyre. Në konvikt akomodohen rreth 150 nxënës të shkollës sonë.
Vazhdimësia e kësaj shkolle kushtëzohet edhe nga fakti që në Shqipëri nuk ka më klasa sportive në sistemin arsimor 9 – vjeçar dhe nuk funksionojnë në rregull ekipet zinxhir pranë klubeve sportive.
Në shkollën tonë është investuar në vazhdimësi dhe, aktualisht, është prezent e gjithë infrastruktura e nevojshme e me perspektivë për zhvillimin e një procesi mësimor - stërvitor bashkëkohor. Vetëm në vitet e fundit u bë rikonstruksioni i plotë i godinës dhe Palestrës së lojrave me dorë, si dhe u shtua një Palestër e re Force për sportet ndihmëse.
Vendodhja e shkollës fovorizon mësimdhënien, nga fakti se është pranë stadiumit “Niko Dovana” Durrës duke shfrytëzuar me kapacitet të plotë fushat stërvitore rreth saj e brenda saj. Me ndihmën e sponsorve arritëm të ndërtonim një pistë kërcimesh të nivelit Olimpik ne stadium, dhe ndërtimin e dy fushave basketbolli e volejbolli në territorin e shkollës.
Drejtuesit e këtij institucioni nder vite kane qene:
- Ali Rexha 1970 - 1971
- Kristaq Miço 1971 - 1976
- Petrit Kërtusha 1976 - 1978
- Vehbi Oketa 1978 - 1982
- Vasil Malja 1982 - 1985
- Azem Ballgjini 1985 - 1988
- Anesti Petani 1988 - 1992
- Ibrahim Enesi 1992 - 1993
- Enver Mysja 1993 - 1994
- Zhaneta Lolomani 1994 - 1998
- Eqrem Shehu 1998 - 1999
- Agim Shehi 1999 - 2002
- Xhemal Buzani 2000 - 2004
- Agim Bulku 2004 deri në dhjetor 2005
- Kristo Sotiri Janar 2006 deri në 20 janar 2014
- Artur Velaj 25 shkurt 2014 deri në 23 shtator 2015
- Alma Oshafi 29 shtator 2015 e në vazhdim...