- Fillimi
- Historiku
- Struktura
- Programi i studimit
- Departamentet
- Rregullorja
- Njoftime
- Kontakti
- Foto nga aktivitete sportive
- Matura Shtetërore
- Figura të shquara të sportit
- Formularë konkurimi
- DAR Durrës
- Ministria e Arsimit dhe Sportit
- Federata Shqiptare e Futbollit
- Federata Shqiptare e Atletikës
- Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar
Shkolla e Mesme Sportive "Benardina Qerraxhia" Durrës, është institucion publik i Arsimit të Mesëm me karakter mësimor e stërvitor. Shkolla e Mesme Sportive "Benardina Qerraxhia" në Durrës, në të gjithë veprimtarinë e saj, ka për mision edukimin fizik e sportiv nëpërmjet mësimdhënies dhe të formojë të rinj të gatshëm për të nisur udhën e jetës në fushat që mbulon.
Shkolla e Mesme Sportive i ka fillimet e veta në vitin shkollor 1970 – 1971. Kjo shkollë u hap si kërkesë e kohës, ku nevoja për kuadër i edukimit fizik për zonat e thella dhe për plotësimin me kuadër të shkollave 8-vjeçare të fshatrave të Shqipërise ishte e madhe.
Fillimisht shkolla filloi si teknikum i fiskulturës me 43 nxënës, në ambjente të shkollës 8-vjeçare “Nako Spiro”, sot “Marie Kaçulini”.
Shkolla u ngrit mbi bazën e 3 specialiteteve, atë të atletikës, gjimnastikës dhe lojrave me dorë. Çdo vit numri i nxënësve rritej deri sa në vitin shkollor 1975 – 1976 ambjentet e shkollës u zhvendosën në atë të ish konviktit të shkollës Industriale (sot gjimnazi “Leonik Tomeo”). Kështu në këtë vit shkollor ka 3 vite të para, 2 të dyta, 1 vit të tretë dhe 2 vite të katërta me gjithsej 281 nxënës nga të gjitha rrethet e Shqipërisë.
Në vitin shkollor 1976 – 1977 shkolla fillon mësimin në godinën e re të shkollës e cila ishte e pajisur me të gjithë bazën materiale didaktike mësimore e sportive, dhe nxënësit nga rrethet akomodohen në godinën e re të konviktit. Në këto kushte, rritet në mënyrë të dukshme cilësia e mësimdhënies dhe stërvitjes sportive në nivele bashkëkohore, duke krijuar terrenin e përshtatshëm për arritjen e rezultateve të larta në fushën e sportit.
Shkolla sportive, “Benardina Qerraxhia” Durrës, me një përvojë prej më shumë se 4 dekadash, është e konsoliduar tanimë. Me Urdhërin nr. 490 date 27.12.2005 të Ministrit të Arsimit e Shkencës z. Genc Pollo, shkollës sonë iu ridha statusi “Shkollë Kombëtare”, pasi është shkollë shumë sportëshe, e vetmja në llojin e saj në të gjithë Shqipërinë. Në të mësohet dhe ushtrohet sporti Futboll, Atletikë me të gjitha disiplinat, Lojra me Dorë (basketboll – djem dhe Volejboll – vajza) e Peshëngritje, duke patur rezultate shumë të larta në nivel Kombëtar dhe Ndërkombëtar.
Shkolla gjatë gjithë kohës ka pasur kërkesa të cilat nga viti në vit rriten, nga e gjithë Republika, prandaj dhe pranimet, edhe për specifikën që ka, i ka bërë me konkurs.
Nga kjo shkollë kanë dalë me qindra sportistë cilësorë, rekordmenë, specialistë të aftë dhe me kontribut të rëndësishëm në fushën e sportit në vite.
Në shkollën tonë është investuar në vazhdimësi dhe, aktualisht, është prezent e gjithë infrastruktura e nevojshme e me perspektivë për zhvillimin e një proçesi mësimor - stërvitor bashkëkohor.
Kështu, në vitin 2005, Ministria e Arsimit akordoi fondin prej 10 milion lekësh për rikonstruksionin e konviktit, 4 milion lekë për pajisje e orendi po për konviktin si dhe 4 milion lekë për rikonstruksionin e Palestrës së madhe, pra, gjithsej 18 milion lekë.
Në vitin 2007 përsëri Ministria e Arsimit, në kuadrin e politikave të shtetit për fuqizimin e shkollave profesionale akordoi një fond prej 25 milion lekësh për rikonstruksionin kapital të shkollës si dhe ndërtimin e një palestre të re gjithnjë në shërbim të infrastrukturës sportive, si dhe një fond prej 3 milion lekësh për pajisje dhe orendi të reja për shkollën. Të gjitha këto investime përfunduan me sukses dhe në vitin mësimor 2008 – 2009 nxënësit filluan mësimin në një shkollë me pamje të re bashkëkohore.
Gjithashtu, në vazhdimësi, në kuadrin e kompletimit të infrastrukturës sportive është investuar nga Bashkia Durrës në bashkëpunim me Federatën e Futbollit për ndërtimin e dy kalçetove me vlerë 2 milion lekësh. Me kontribut nga sponsor të ndryshëm, janë rikonstruktuar edhe dy fusha basketbolli me vlerë 600 mijë lekë si dhe një pistë kërcimesh të nivelit Olimpik me vlerë 700 mijë lekë.
Pra, në këto vite të fundit janë investuar gjithsej 49.3 milion lekë të reja.
Vendodhja e shkollës fovorizon mësimdhënien, nga fakti se është pranë stadiumit “Niko Dovana” Durrës, duke shfrytëzuar dhe ambjentet sportive pranë tij.
Shkolla çdo vit bën pranime të reja me konkurs rreth, mbi 140 nxënës, përkatësisht: 70 në specialitetin futboll të ndarë në dy klasa si dhe 35 në lojra me dorë dhe 35 në atletikë dhe peshëngritje. Pra shkolla, funksionon me një numër nxënësish rreth 500 apo mbi këtë shifër.
Që në vitin shkollor 2009 – 2010, shkolla, me shkresën nr 5139/1, datë 04.09.2009 të MASH-it, vazhdon funksionimin e saj me sistem 4 – vjeçar përshtatur me lëndët e kulturës së përgjithshme me shkollën e mesme të përgjithshme të sistemit 3 – vjeçar përveç lëndëve të specialitetit.
Risi në vitin shkollor 2016-2017: në dhjetë vjet me statusin "Shkollë Kombëtare" ndryshon në emërtimin: shkollë e mesme e orientuar sportive. Gjirhashtu, ndryshon edhe struktura e kurrikulës, nga 4-vjeçare prej 46 vitesh, kthehet me strukturë 3-vjeçare, duke u njehsuar kështu me gjimnazet. Po në këtë vit shkollor starton për klasat e 10-ta kurrikula me kompetenca. Shkolla me gjithsej 441 nxënës përkatësisht: 131 në klasën X, 125 në klasën XI , 96 në klasën XII, dhe 89 në klasën XIII.
Viti shkollor 2017-2018, shkolla ka gjithsej 419 nxënës përkatësisht: 116 në klasën X, 106 në klasën XI, 108 në klasën XII, dhe 87 në klasën XIII. Pra aktualisht janë gjithsej 16 klasa, katër për secilin paralel. Shpërndarja e nxënësve nëpër klasa mësimore është si më lart, mesatarisht 26.2 nxënës për klasë.
Godina e shkollës, e cila është tre kate, ka këto ambjente përkatësisht:
- kati i parë 5 ambjente mësimore
- kati i dytë 6 ambjente mësimore, + 1 sallë mësuesish, 1 zyrë n/drejtori dhe zyra e administratës.
- kati i tretë 5 ambjente mësimore, + 1 zyrë të drejtorit, 1 kabinet mjeksor, 1 bibliotekë dhe 1 kabinet informatike.
Mjediset mësimore, nuk kanë të gjitha të njëjtat përmasa, disa nga mjediset (ato më të mëdha) kanë kapacitet jo më shumë se 35 nxënës.
Numri i punonjësve aktual është gjithsej 43, përkatësisht:
- 1 Drejtor
- 1 Nëndrejtor (për kulturën e specialitetit)
- 33 mësues, nga këta: 11 në kulturën e përgjithshme dhe 23 në lëndët e specialitetit
- 1 Mjek i përgjithshëm
- 2 punonjës roje shkolle
- 3 punëtore pastrimi (për secilin kat dhe për palestrat)
- 2 punonjës në administratë (sekretar, magazinier)
Shkolla, në vazhdimësi, do përmirësojë më tej infrastrukturën e saj si dhe mësimdhënien për t’ju përgjigjur kërkesave bashkëkohore, duke patur si gjithmonë mbështetjen dhe përkrahjen e plotë të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë

Shkolla jonë përgatit nxënës sportistë në disa specialitete e disiplina:
1. Futboll për djem
2. Atletike (kërcime, vrapime shpejtësie, vrapime të gjata, gjyle, disk, shtizë etj) për djem e vajza
3. Basketboll - djem
4. Volejboll - vajza
5. Peshëngritje për djem e vajza
6. Gjimnastikë aerobike